English

COVID-19, si shfaqen simptomat, si bëhen analizat dhe a zhduket vërtet në pranverë?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Teksa pandemia e coronavirusit vazhdon të përhapet, një numër i madh njerëzish kanë nisur të bëjnë pyetje mjekësore në lidhje me COVID-19.

- Advertisement -

Është e vërtetë që ende nuk dihet përqindja e vdekshmërisë për personat që infekton, por është të paktën 10 herë më e lartë se gripi, që vret me qindra e mijëra persona në vit. Sipas ekspertëve, është sëmundja më e lartë infektive në SHBA.

Shumica e njerëzve kanë pasur simptoma të buta dhe janë shëruar, por ky virus është shumë i rëndë për ata që kanë probleme shëndetësore.

Bëhet fjalë për një numër të madh, thotë dr.Tom Frieden, ish drejtor te Qendra Amerikane për Kontroll dhe Parandalim të sëmundjeve, i cili tani është në krye të një organizate globale për shëndetësinë.

Si përhapet virusi?

Pjesa më e madhe e përhapjes bëhet nga grimcat që lëshojnë personat që kolliten, e që më pas thithen nëpërmjet frymëmarrjes nga ata që kalojnë pranë.

Ende nuk dihet me saktësi se sa përhapet nëpërmjet sipërfaqeve, prandaj kërkohet që të lahen duart e të mos preket fytyra.

Me sa është parë deri tani, virusi mund të qëndrojë për shumë orë në ajër, 24 orë mbi sipërfaqe kartoni dhe deri në tre ditë mbi sipërfaqe plastike e  çeliku.

Larja e sipërfaqeve me solucionin përkatës duhet ta vrasë virusin.

Sa shpejt përhapet?

Çdo person i infektuar ia përhap mesatarisht 2-3 të tjerëve, sipas kërkimeve. Përhapet më shpejt se gripi, por më ngadalë se fruthi, tuberkulozi e sëmundje të tjera të frymëmarrjes.

Nuk dihet nëse përhapet shpejt mes fëmijëve, por numri i të infektuarve në moshë të re deri tani ka qenë i vogël.

Një studim tregoi se në Kinë, 0.9% e rasteve kanë qenë me fëmijë.

Cilat janë simptomat?

Simptomat më kryesore janë temperatura dhe kolla. Disa njerëz kanë edhe probleme me frymëmarrjen, dhe shërohen pas dy javësh.

15% e të infektuarve përfundojnë me sëmundje më të rënda, si pneumonia. Shkencëtarët kinezë kanë raportuar 45 mijë raste të tilla në vendin e tyre.

Simptomat nisin ngadalë, por përkeqësohen çdo ditë e më shumë.

Shumica e pacientëve që shtrohen në spital kanë pasur probleme të tjera shëndetësore, të cilat u janë përkeqësuar në javën e dytë të sëmundjes.

Në Kinë është vënë re se numri i burrave të infektuar ka qenë më i lartë se i grave. Ndoshta ka të bëjë me faktin që  në Kinë e pinë cigaren 50% e burrave dhe 5% e grave.

Çfarë ndien njeriu i infektuar?

Disa udhëtarë që ishin te anija e kryqëzorit, thonë se simptomat janë të ngjashme me gripin.

Për disa kanë qenë shumë të buta, madje. 

Megjithatë, një student në Kinë që ishte infektuar tha se i jepte edhe dhimbje koke kur ecte, si dhe të vjella.

Si bëhen analizat?

Qendra Amerikane e Kontrollit të Sëmundjeve sugjeron të merret një tampon nga brenda hundës, dhe një nga fyti.

Këto tamponë dërgohen në laboratorë dhe kontrollohen nëse kanë materiale gjenetike virale. Për këtë duhen katër deri në gjashtë orë.

E gjithë procedura mund të zgjasë deri në dy ditë, derisa të merret përgjigjja.

Mjekët në universitetin e Kalifornisë po përpiqen që ta shkurtojnë edhe më shumë kohën, madje duke dërguar tamponë që mund të bëhen vetë në kushte shtëpie.

Disa zona në SHBA kanë hapur vende ku njerëzit mund të futen me makinë e të analizohen pa zbritur fare.

Kur bëhet më shumë ngjitës?

Që nga koha e marrjes së virusit, e deri kur nisin simptomat, zakonisht zgjat gjashtë ditë. Por disa personave u zgjat edhe dy javë.

Analizat kanë treguar se sasia më e lartë e virusit në grykë dhe në hundë ka qenë dy ditë para se të shfaqen simptomat.

Disa pacientëve u kanë gjetur prani të virusit edhe pasi janë shëruar, në jashtëqitje. Por kjo s’do të thotë që ka rrezik përhapjeje.

Sa vdekjeprurës është?

Kjo do të mësohet vetëm pasi të jenë bërë analiza me grupe të mëdha njerëzish, por deri tani mendohet se vdekshmëria nga ky virus do të variojë nga 1% deri në 4%, në varësi të vendndodhjes.

Gripi i zakonshëm e ka vdekshmërinë 0.1%. Por mes njerëzve me sëmundje zemre, vdekshmëria nga COVID-19 ka arritur 10%.

A mund të sëmuren prapë ata që shërohen?

Ende nuk dihet me saktësi. Në Kinë ka pasur raportime se disa të shëruar janë kthyer prapë me simptoma.

Nuk dihet mirë nëse ka qenë një person që ka marrë një infeksion të ri, apo nëse thjesht nuk ishte shëruar.

Kodi gjenetik i virusit, sipas shkencëtarëve të Qendrës së Kërkimeve “Fred Haçinson” në Siatëll, është me 30 mijë shkronja. Dhe ky kod vetëmodifikohet me nga një shkronjë për çdo 15 ditë.

Nuk dihet se sa ndryshime do të nevojiten që të pësojë derisa të bëhet si një virus i ri për sistemin imunitar, dhe t’i infektojë sërish personat që e kanë kaluar.

A do të largohet vërtet në verë?

Gripi i zakonshëm largohet çdo pranverë, dhe ndoshta mund të ndodhë e njëjta gjë me këtë virus. Por kjo mbetet për t’u parë.

“Me ngrohjen e motit shpresojmë të shohim rënie të rasteve, që të na japë kohë të përgatitemi më mirë”, thanë shkencëtarët.

Por asgjë nuk është e sigurt.

”Duhet të hamendësojmë që virusi do të vazhdojë të përhapet. Do të ishte shpresë e rreme po të thoshim që do të zhdukej në verë, si gripi i zakonshëm”, tha dr. Majkëll Rajan, shefi i urgjencave te OBSH.

Një tjetër gjë që duhet pasur parasysh është se viruseve u modifikohet kodi gjenetik shumë shpesh, dhe bëjnë që çdo vit t’u duhet nga një vaksinë e re.

Kjo do të thotë që coronavirusi COVID-19 mund të përsëritet për shumë vite me radhë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×