English

Coronavirusi, Thaçi: Qytetarët t’i ndjekin me përpikëri instruksionet e dhëna nga institucionet përgjegjëse

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që t’i ndjekin me përpikëri instruksionet e dhëna nga institucionet tona përgjegjëse.

- Advertisement -

Postimi i Thaçit në Facebook:

“Të nderuar qytetarë, Më herët u njoftova nga institucionet e vendit se tashmë janë konfirmuar rastet e para me virusin COVID19 në Kosovë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që t’i ndjekin me përpikëri instruksionet e dhëna nga institucionet tona përgjegjëse. Kërkoj nga ju që ta menaxhojmë edhe këtë situatë pa panik, në koordinim dhe me kujdes të shtuar për njëri-tjetrin. Ne, së bashku, do t’ia dalim!”

Më herët, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, kanë konfirmuar paraqitjen e dy rasteve me koronavirus në Kosovë.

Ministri Vitia tha se pacientët e konfirmuar pozitiv gjenden të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe gjendja shëndetësore e tyre rezulton të jetë e qëndrueshme.

 

Lexoni gjithashtu

Kosova konfirmon dy rastet e para me coronavirus

Kosova merr masa drastike kundër COVID-19, mbyll shkollat dhe kufizon transportin

Kosova shtrëngon masat për parandalimin e COVID-19

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?