English

Coronavirusi “zhduk” hudhrën, rritet çmimi i saj në Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pasojat e para ekonomike të Coronavirusit po ndihen dhe në Shqipëri. Përveç produkteve industriale, vendi jonë importon një sasi të konsiderueshme hudhre nga Kina, teksa me bllokimin e furnizimit çmimi ka pësuar rritje të konsiderueshme. 

- Advertisement -

Përhapja e coronavirusit në Kinë, do të japë edhe implikacionet e para ekonomike. Duket si shaka, por shenja e parë që vendi do të ketë hyrë të vuajë pasojat ekonomike të Coronavirusit, do të duket në çmimin e hudhrës në Shqipëri. Prodhimi vendas nuk e mbulon dot të gjithë konsumin dhe si pasojë Shqipëria importon hudhra nga Kina.  

Me ndërprerjen e furnizimit, tregu shqiptar do të ketë vështirësi për hudhrën e thatë që do të ndikojë në rritjen e çmimeve.

Vitet e fundit, Kina ka qenë përgjegjëse për më shumë se 80% të furnizimit global të hudhrave. Më shumë se dy të tretat e hudhrës së freskët që importojnë SHBA vjen nga Kina, sipas bazës së të dhënave Comtrade të Kombeve të Bashkuara.

Çmimi i hudhrës në tregun botëror është rritur me 29% krahasuar me një vit më parë. Vetëm gjatë muajit shkurt, çmimi i hudhrës është rritur me 13 %. Kina është prodhuesja më e madhe e hudhrës në botë, me 22, 2 mld kg në vit, pjesa më e madhe është për konsum të brendshëm, ndërsa një përqindje e konsiderueshme eksportohet në gjithë botën.  

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?