English

Coronavirus, Ministria e Shëndetësisë: 59 raste të dyshuara, të gjithë negativë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria bashkë me Kosovën, mbetet ende të paprekura nga coronavirusi. Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bën të ditur se deri tani janë testuar 59 raste të dyshuara, që në fund kanë dalë negative.

- Advertisement -

Të testuarit kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe i përkasin kryesisht: Tiranës, Shkodrës, Durrës, Fierit, Lezhës dhe Vlorës.

Ndonëse ende  nuk ka të prekur, me shënimin e rastit të parë, Ministria e Shëndetësisë ka përcaktuar se si do të veprohet më tej me menaxhimin klinik si dhe ndjekjes së personave të kontaktit dhe karantinimin e tyre.

Spitali Infektiv do të jetë spitali që do të menaxhojë rastet e para, me një staf të përcaktuar dhe të trajnuar dhe në varësi të numrit të rasteve janë përcaktuar spitalet COVID 1 dhe COVID 2 si dhe spitalet dhe stafi mjekësor ku do të zhvendosen pacientët ekzistues.

Sipas të dhënave të Njësive Shëndetësore kufitare, në 24 orët e fundit në te gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë  23,035 udhëtarë, të cilët janë vlerësuar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës.

Në 24 orët e fundit në nr. 127 ka patur 1391 thirrje, nga të cilat 29 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale respiratore dhe histori udhëtimi me Italinë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon për udhëtarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmure apo të dyshuar për COVID19 të vetë karantinohen për një periudhë 14 ditore.

Si dhe rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenja të infeksionit viral respirator të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si duhet të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?