Ekipi Wolverhampton Wanderers nënshkroi të hënën me Diego Costa, për të lehtësuar krizën e sulmuesve.
Ish-sulmuesi i Chelsea ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonit, duke qenë se ka vepruar pa agjent.
Skuadrës së Premier League i duhet të bënte kërkesë për një leje pune, pas Costa nuk ishte automatikisht i kualifikuar dhe aplikimi fillestar i tij ishte refuzuar.
Spanjolli 33-vjeçar zëvendëson tek Wolverhampton Sasa Kalajdzic, për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.
Costa ka qenë në treg që prej janarit, pasi braktisi Atletico Mineiro në Brazil. Me Chelsea ai ka fituar dy tituj të Premier League dhe ka shënuar 58 gola në 120 ndeshje për tre vitet e kaluara në “Stamford Bridge”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mbyllet merkatoja e futbollistëve, cilat janë ekipet me blerjet më të mira
- Kampionati anglez, ngecin City dhe Liverpool, fitojnë Chelsea dhe Tottenham