Koreja e Jugut ka raportuar 334 raste të reja të pacientëve me coronavirus, numri më i madh që shtohet brenda 24 orësh, dhe 13 të vdekur.
Departamenti Amerikan i Shtetit, ndërkohë, ka shtyrë një manovër të përbashkët ushtarake që duhej ta kryenin në territorin e tyre.
Rastet e reja e çojnë numrin total të të prekurve në 1595, sipas Qendrës Koreane për kontrollin e Sëmundjeve.
Zv/ministri i jashtëm korean i ka kërkuar Kinës të ndryshojë masat, pasi koreano-jugorët që kanë udhëtuar atje janë futur menjëherë në karantnë, në zona si Uehai, Shençeni dhe Nanxhingu.
Mediat shtetërore të Kinës thanë se kanë futur në karantinë 157 udhëtarë të marrë nga avionët që vinin nga Koreja e Jguut, si masë për të parandaluar shtimin e rrezikut.
Ndërkohë, Kina ka raportuar 433 raste të reja koronavirusi, 29 vdekje të reja dhe 508 raste të dyshuara për 24 orët e fundit.
26 persona kanë vdekur ndërkohë në Hubei, qendra e origjinës së virusit, ndërsa 2750 persona janë nxjerrë nga spitale ditën e djeshme pasi janë konsideruar të shëruar.