English

COVID-19, analizat e reja që tregojnë edhe ata që e kanë kaluar coronavirusin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Analizat e popullsisë, për të parë se kush e ka kapërcyer coronavirusin edhe pa e vënë re, mund të ndihmojë që qeveritë t’i lehtësojnë sa më shpejt kufizimet e t’i lejojnë njerëzit të kthehen në punë.

- Advertisement -

Këto analiza gjaku, të cilat njihen si “teste antitrupash”, janë ndryshe nga ato që po bëhen tani dhe mund të japin një ide më të mirë për të kuptuar mënyrën se si është përhapur pandemia.

“Imuniteti ka qeliza kujtese, antitrupa, të cilat mbeten në gjak pas një infeksioni dhe janë specifike për këtë virus”, thotë për Euronews dr.Caroline Buckee, profesore epidemiologjie te Fakulteti i Shëndetit Publik në Harvard.

Analizat që bëhen tani marrin pak nga mukoza e hundës për të parë nëse personi është mbartës.

Tamponët analizohen më pas në laborator, për të identifikuar virusin.

Por testet e antitrupave mund të përcaktojnë edhe personat që e kanë kaluar, duke kontrolluar për antitrupat që ka krijuar sistemi imunitar për të sulmuar virusin.

“Ende nuk e dimë nëse këto antitrupa mbrojnë nga infeksioni. Ky është thelbi”, shtoi dr.Buckee.

Kjo do të thotë që ekspertët janë ende duke studiuar nëse mund t’u rikthehet virusi atyre që e kanë kaluar një herë.

Shumë prej tyre mendojnë se ata që e kanë kaluar do të jenë imunë për disa kohë.

Prandaj, disa vende të botës po investojnë në analiza antitrupash, për të ditur se cila pjesë e popullsisë është imune.

Disa laboratorë në Europë dhe SHBA kanë nisur të prodhojnë teste në versione komerciale, të cilat do të gjenden në treg brenda pak javësh.

Në SHBA, autoritetet e lejuan prodhimin e testeve të antitrupave vetëm para pak ditësh.

Dr.Jenny Harries, Zv.Inspektorja e Përgjithshme e Shëndetësisë në Angli, tha se këto analiza mund të tregojnë se cila pjesë e popullsisë do të jetë e rrezikuar edhe në të ardhmen nga COVID-19, dhe cila jo.

Analizat në Angli do të fillojnë me disa grupmosha të caktuara, fillimisht, dhe shtoi se përgjigjet do të jenë shumë më të shpejta se me tamponët.

Duke parë se çfarë përqindjeje e popullsisë i ka antitrupat në gjak, mund të kuptohet nëse qytetarët do të jenë të mbrojtur nga një valë e dytë përhapjeje.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?