English

COVID-19 detyron BE-në të ndalojë udhëtimet e panevojshme për 30 ditë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

30 ditët në vijim lëvizja e lirë në Bashkimin Europian do të jetë e kufizuar për të gjithë udhëtimet jo të nevojshme.

- Advertisement -

Kjo masë është marrë për të ndaluar përhapjen e mëtëjshme të coronavirusit në shtetet europiane.

“I informojmë sot partnerët tanë të G7 se ne propozojmë një plan të përkohshëm të ndalimit të udhëtimeve të panevojshme në drejtim të vendeve të BE. Pse kështu? Sepse ne mendojmë se udhëtimet jo të domosdoshme duhen evituar në mënyrë që të mos shpërndahet më shumë virusi, brenda bashkimit europian apo duke dalë jashtë tij”, është shprehur Ursula von der Leyen.


Deklarata u dha këtë të hënë gjatë një konferëncë të jashtëzakonshme nga presidenti I Këshillit të Evropës Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit të Evropës Ursula Von Der Leyen, në lidhje me krizën e shkaktuar nga coronavirusi. 

Ata u shprehën të vendosur se është e nevojshme të rritet bashkëpunimi mes vendeve, sidomos për të zgjidhur krizën e fluturimeve. 

Michel kërkoi që njerëzit të realizojnë vetëm lëvizjet e nevojshme. Komisioni Evropian thotë se po propozon masat në një përpjekje për të lehtësuar presionin mbi sistemet e kujdesit shëndetësor dhe njoftoi që po diskutohen të gjitha mundësitë për të siguruar furnizimet e duhura.

Të dy presidentët këkruan bashkëpunimin e të gjithëve sepse sipas tyre kjo është e vetmja mënyrë për të mposhtur virusin. 

Ditën e martë Brukseli me anë të një video konference do të bëjë të ditura të gjitha masat që do të ndërrmerren për ndalimin e përhapjes së mëtëjshme të virusit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?