English

COVID-19 dhe ekonomia, izolimi i italisë mund të sjellë pasoja në prodhimin tonë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë. Deri në Janar, 56% e eksporteve janë drejt Italisë, ndërsa 41% janë importe prej shtetit fqinj.

- Advertisement -

Izolimi i Italisë mund të sjellë pasoja në të ardhurat e kompanive ajrore, pasi fluturimet më të shpeshta janë me shtetin fqinj.

Ndonëse transporti i mallrave nuk është bllokuar nga Italia, prodhimi i ulët i fabrikave mund t’i reduktojë marrëdhëniet tregtare për shkak të kapaciteteve të ulëta prodhuese.

Kjo pritet të sjellë një ulje të kapaciteteve prodhuese të fabrikave tona që furnizohen me lëndë të parë nga Italia, por mund të sjellë dhe një rritje të lehtë të çmimeve dhe kostove për bizneset dhe konsumatorët.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri tani janë kryer analiza për 114 raste të dyshuara me coronavirus, ndërsa 10 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?