Situata e COVID-19 ka bërë që Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri, të propozojë disa masa ekonomike të nevojshme me qëllimin për t’i dhënë më shumë frymëmarrje bizneseve, profesionistëve dhe punonjësve, duke shmangur kriza të likuiditetit për shkak të derdhjes së kontributeve dhe taksave.
Dhome e Tregtisë Italiane në Shqipëri i sugjeron qeverisë shqiptare të marre këto masa:
Pezullimin e pagesave të taksave dhe kontributeve te detyrueshme që janë në ngarkim të biznesit dhe punëmarrësit, përfshirë taksat vendore si dhe mundësinë, në një moment të dytë, e shlyerjes së këtyre detyrimeve me këste.
Shmangien e penaliteteve për vonesa në pagesa dhe për detyrime fiskale dhe të biznesit
Përgjysmimi në masen 50% të takses vendore për godinat që përdoren nga bizneset;
Pezullimi, për periudhën fiskale 2020, i taksës për plastikën dhe akcizat për lëndët djegëse që përdoren në ciklet prodhuese.
Shtyrja, për të gjitha bizneset, e afatit për dorëzimin e bilanceve, të pakten deri me datë 30 qershor.
T’u lejohet shoqërive, në rast bllokimi të aktivitetit, nxjerrja e të gjithë punonjësve në asistencë sociale, pa qenë e nevojshme të aktivizohet procedura e pushimit nga puna.
Shtyrja automatikisht e vlefshmerisë së çertifikatave, autorizimeve, lejeve të ndyshme që disponojnë për bizneset, për të paktën për 2/3 muaj, pas mbylljes së zyrave publike dhe mos funksionimit me kapacitet të plotë të Administratës Publike;
Si edhe aplikimi i një “Udhezimi mbi masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 në ambjentet e punës”.
Sipas Dhomës së Tregtise Italiane, të gjitha këto pika, kanë për qëllim ruajtjen e veprimtarive ekonokmike, duke shmangur kolapsin financiar si pasojë e bllokimit të aktivitetit.