English

COVID-19, flet turistja e izoluar brenda hotelit me 4 yje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pasi në turist rezultoi mbartës i COVID-19, “coronavirusi” me origjinë nga Kina që ka përhapur frikë në të gjithë botën, një hotel me 4 yje në Tenerife po mbahet i mbyllur dhe klientët nuk janë lejuar të dalin.

- Advertisement -

Autoritetet spanjolle po monitorojnë klientët e hotelit “Costa Adeje Palace”, por janë kujdesur të cilësojnë se nuk po mbahet në karantinë.

Megjithatë, një turiste suedeze ka thënë në një intervistë për Euronews se nuk u janë lejuar të dalin nga ndërtesa.

“Nuk na lejohet të dalim nga dhomat dhe na kanë dhënë shumë pak informacion. Duhet të kalojnë 6-7 orë pa të kemi mundësinë të marrim për të ngrënë”, tha ajo.

“Kujdesemi për njëri-tjetrin dhe nuk kontaktojmë fare me stafin. Personi që na jep ushqimin vjen i maskuar mirë. Jemi të gjithë shumë të izoluar”, thotë për Euronews turistja suedeze e quajtur Harriet.  

Ishujt Kanarie janë një arkipelag rreth 100 kilometra në perëndim të brigjeve të kontinentit afrikan, një vend shumë i njohur për pushime, që tërheq turistë nga Europa perëndimore gjatë të gjithë vitit.

Pacienti që u identifikua si mbartës i COVID-19 ishte një mjek italian, i cili është izoluar në një klinikë vendase, ndërsa analizat i bëhen në një spital pranë Madridit, siç njoftoi vetë presidenti spanjoll në Twitter. Përfundimet e këtyre analizave pritet të dalin të martën.

Ky është rasti i tretë në ishujt spanjollë, ndërkohë që një i katërt u verifikua më vonë edhe në Katalunja.

Në ishullin La Gomera, një turist gjerman u vu në karantinë. Po ashtu edhe një nënshtetas britanik nga Ishujt Balearikë të Mesdheut.

Të dy u lanë të lirë pasi u shëruan dhe nisën të mos shfaqin më simptoma të sëmundjes.

Qeveria spanjolle ka ngritur një komitet të posaçëm, me ekspertë nga ministri të ndryshme, për të bashkërenduar punën në të gjitha rajonet e Spanjës.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?