Greqia konfirmon rastin e parë të një të sëmuri me COVID-19, ndërkohë që virusi vazhdon të hapet nëpër Europë.
Ministri grek i Shëndetësisë tha se një grua 38-vjeçare në Selanik, e cila kishte udhëtuar kohët e fundit në Itali, kishte rezultuar e infektuar me virus.
Autoritetet janë duke u përpjekur të zbulojnë se me cilët persona ka kontaktuar, ndërkohë që gruaja nuk duket se ka probleme të tjera shëndetësore.
Ngjarja ndodh një ditë pasi Zvicra, Kroacia, Austria dhe Spanja konfirmuan rastet e tyre të para këtë të martë.
Sotiris Ciodras, përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë, u bëri thirrje të gjithëve që kishin udhëtuar në Italinë e Veriut që të kontaktojnë me mjekun sapo të ndiejnë ndonjë nga simptomat.
Ministria franceze e shëndetësisë njoftoi se pacienti 60-vjeçar ishte i pari me kombësi franceze që kishte humbur jetën për shkak të virusit.
Më parë, në Paris humbi jetën edhe një turist kinez 80-vjeçar, i prekur nga coronavirusi.
Situata vazhdon të jetë kritike në Gjermani, ndërkohë që njoftohet se edhe autoritetet austriake kanë vendosur një apartament nën karantinë, në jug të qtetit Bad Kleinkirchheim, pasi një grua 56-vjeçare nga Italia kishte vdekur gjatë natës së mëparshme.