Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) tha se qëndron “tërësisht i angazhuar” për Lojërat Olimpike që pritet të mbahen këtë vit në Tokio, tha të martën presidenti i Komitetit Thomas Bach.
KON do të vazhdojë konsultimet e rregullta në kuadër të zhvillimeve për sa i përket coronavirusit tha Bach nëpërmjet një deklarate për shtyp në Luzanë, Zvicër.
Ai inkurajoi sportistët që të vazhdojnë përgatitjet për Lojërat Olimpike “me vetëbesim të plotë”.
Komentet e tij vijnë pas spekulimeve se lojërat mund të shtyhen për shkak të përhapjes së COVID-19. Ministri i Japonisë për Lojërat Olimpike kishte sugjeruar më parë se lojërat mund të mbahen më vonë gjatë vitit.
KON publikoi një deklaratë duke riafirmuar “angazhimin e plotë” për suksesin e Lojërave Olimpike të këtij viti, të cilat do të mbahen në Tokio midis datës 24 korrikut dhe 9 gusht.
IOC Executive Board statement on the coronavirus (COVID-19) and the Olympic Games #Tokyo2020 https://t.co/ShoNDBNSOK
— IOC MEDIA (@iocmedia) March 3, 2020