English

Shqipëria preket nga virusi, Lulzim Basha anulon aktivitetet e planifikuara

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria e Shëndetësisë në një njoftim zyrtar pak pas mesnate, konfirmoi dy rastet e para me koronavirusin e ri COVID-19 në vendin tonë. Lidhur me këtë qeveria zhvilloi një mbledhje të jazhtëzakonshme, pikërisht mbylljen e të gjitha aktiviteteve publike dhe jo publike, të tilla si aktivitete sportive, aktivitete kulturore dhe konferenca.

- Advertisement -

Në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vendosi anulimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme. Në Kalanë e Tiranës ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare për kontributin e tyre në shoqërinë tonë. Aktiviteti, ku ishte parashikuar pjesëmarrja e rreth 300 grave dhe vajzave, do të zhvillohet në një moment tjetër, kur shëndeti i qytetarëve të mos konsiderohet i rrezikuar. I njëjti vendim u mor edhe për një tjetër aktivitet të zotit Basha. Ai kishte planifikuar në orën 15.00 një dëgjesë me mësuesit, pjesë e turit #potedegjoj, por edhe ky event do të shtyhet për një moment tjetër.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vendosi anullimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme. Në Kalanë e Tiranës ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare për kontributin e tyre në shoqërinë tonë. Aktiviteti, ku ishte parashikuar pjesëmarrja e rreth 300 grave dhe vajzave, do të zhvillohet në një moment tjetër, kur shëndeti i qytetarëve të mos konsiderohet i rrezikuar. I njëjti vendim u mor edhe për një tjetër aktivitet të zotit Basha. Ai kishte planifikuar në orën 15.00 një dëgjesë me mësuesit, pjesë e turit #potedegjoj, por edhe ky event do të shtyhet për një moment tjetër.

Basha reagoi edhe në “Facebook”, ku kërkoi që të gjithë ne të bëjmë kujdes në mënyrë që të luftojmë përhapjen e virusit, duke na kujtuar kështu rëndësinë që duhet t’i jepet higjienës personale dhe të qëndruarit në shtëpi në rast se nuk ndihemi mirë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?