English

COVID-19, masa lehtësuese për qytetarët që duhet të lëvizin për punë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar një masë lehtësuese për qytetarët që  shkojnë në punë me makinën e tyre. 

- Advertisement -

Sipas këtij institucioni, në rastet kur qytetarët nuk kanë transport nga firmat ku punojnë dhe iu duhet të lëvizin me makinën e tyre në oraret e caktuara nga strukturat shtetërore, ata duhet të vetëdeklarojnë online për qarkullimin  në mëngjes ora 06:00-08:00 dhe pasdite  nga ora 16:00-17:00.

Kjo masë lehtësuese sipas DPSHTRR-së shërben vetëm për qytetarët që lëvizin për punë.  Gjithashtu zgjidhja është menduar edhe për lëvizjet jashtë këtij orari, por paraprakisht duhet të merret  një autorizim i veçantë nga organet e Policisë së Shtetit.

Masa shtrënguese për luftimi e COVID-19  janë aplikuar edhe për këmbësorët që do lëvizin pas orës 18:00 në të gjithë Shqipërinë. Sipas urdhrit të ministrisë së Shëndetësisë, kush e thyen masën do të gjobitet deri në 10 mijë lekë të reja.

Detajet i gjeni duke klikuar këtu

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?