English

COVID-19, ministria e Shëndetësisë nxjerr urdhër për shkollat në vend

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një urdhri, u ka kërkuar shkollave 9-vjeçare dhe atyre të mesme që të shtojnë masat higjieno-sanitare për parandalimin e përhapjes së infeksioneve respiratore akute, ku përfshihet dhe COVID-19 i njohur si Coronavirus.

- Advertisement -

Ministrja ka kërkuar që të sigurohen kushte dhe artikuj higjieno-sanitare në mjediset e këtyre institucioneve. Gjithashtu kërkohet sigurimi i higjienës personale për të gjithë fëmijët, nxënësit dhe studentët, që frekuentojnë këto institucioneve sipas udhëzimit të ISHP-së.

edicion.00 29 13 19.Still008

Fatmirësisht deri tani nuk është raportuar asnjë rast i prekur me coronavirus COVID-19, ndërsa strukturat vijojnë punën për të mbajtur situatën nën kontroll.

Shefja e epidemiologjisë pranë ISHP-së, Eugena Tomini tha se u është kërkuar udhëtarëve që kanë ardhur nga rajoni i Lombardisë, që të vetëizolohen dhe në rast  të shfaqjes së shenjave klinike për coronavirus Covid-19 të telefonojnë strukturat spitalore.

Kryeministri i vendit, Edi Rama u shpreh i bindur se Shqipëria do ta kalojë këtë situatë, duke shtuar se autoritetet po punojnë ngushtë sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik! Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit”- shkroi Kryeministri Edi Rama.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?