English

COVID-19, Monika Kryemadhi: Mjekët tanë punojnë në kushte të pafavorshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas përhapjes në vend të virusit vdekjeprurës COVID-19. E para e LSI-së ka përshëndetur mjekët dhe inferimerët shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilët prej ditësh vijojnë përballjen në front të parë me agresivitetin e coronavirusit.  Deri tani, COVID-19 ka shkatuar shumë të vdekur dhe mijëra të tjerë të infektuar në mbarë globin.

- Advertisement -

“Kjo është doktoresha Silva Ruli Shameti, mjeke dhe mike e mirë që unë e dua shumë, e cila prej 3 javësh po shërben pa pushim në repartin e karantinës të spitalit të San Marino-s.Mendimet tona shkojnë jo vetëm për të, por për të gjithë mjekët shqiptarë që punojnë jashtë”, shkruan Kryemadhi në “Facebook”.

Zonja Kryemadhi thekson se lutjet e të gjithë shqiptarëve janë për mjekët dhe infermierët, të cilët me punën e tyre të palodhur, dhe në kushtet e vetëmohimit po përpiqen të shërojnë qytetarët e infektuar nga COVID-19. Ajo shprehet se mjekët shqiptarë punojnë në kushte të pafavorshme në krahasim me kolegët e tyre në Evropë.

“Ata sot i ofrojnë siguri qytetarëve evropianë, por edhe pse në karantinë duke luftuar vetë me virusin, mendjen dhe shpirtin e kanë të lidhur me situatën në Shqipëri, për familjarët, miqtë e kolegët e tyre këtu. Falenderimet dhe lutjet tona shkojnë edhe për të gjithë mjekët tanë që punojnë këtu në kushte shumë më të pafavorshme se kolegët e tyre në Evropë. Për mjekët e Shqipërisë nuk mjaftojnë vetëm duartroktijet e orës 17:30, por të lutemi për shëndetin e tyre mëngjes, drekë, darkë, e në çdo kohë të shpresojmë që ata e familjarët e tyre të gjejnë forcën, për të përballuar ditët e vështira që kemi përpara. Zoti i bekoftë sakrificat tuaja!”, thekson Kryemadhi.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?