English

COVID-19 në Ballkan, Rumania vendi më i prekur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Numri i rasteve të konfirmuara me coronavirus në Ballkanin Perëndimor vazhdon të rritet. Në Rumani kuota është rritur me një të tretën brenda ditës. Thuajse 150 raste të reja u regjistruan, duke e çuar numrin e rasteve në rreth 600, ndërkohë që ai i vdekjeve qëndron në 4 njësi.

- Advertisement -

Në Bullgari, presidenti i vendit ka vendosur një veto të pjesshme ndaj draftit për gjendje të jashtëzakonshme, që u miratua në Parlament ditën e premte.

Ai tha se e ndërmori këtë veprim pasi masat kundër epidemisë së koronavirusit nuk ishin të mjaftueshme.

“Ligji sulmon parimin e lirisë së fjalës. Nuk ka një përkufizim për informacionet e rreme. Në anën tjetër, bullgarët kërcënohen me gjoba të rënda dhe burg”, ka thënë presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.

Ditën e hënë Mali i Zi raportoi viktimën e parë nga coronavirusi, një 65-vjeçar që vuante prej kohësh nga një sëmundje në mushkëri.

Në Maqedoninë e Veriut, 18 persona që sfiduan shtetrrethimin u arrestuan. Ndërkohë, autoritetet vendase njoftuan se një burrë 63-vjeçar ishte viktima e dytë e coronavirusit. Numri total i të prekurve ka arritur mbi 130.

Edhe Kosova ka raportuar vdekjen e parë dhe autoritetet  kanë vendosur një shtetrrethim mbarëkombëtar.

Ndërsa në Shqipëri, ushtria është angazhuar për të garantuar zbatimin e shtetrrethimit. Qeveria ka autorizuar forcat e sigurisë të përdorin gaz lotësjellës për të larguar njerëzit nga rruga.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?