English

COVID-19 në çdo kontinent, numri i të prekurve ka pësuar rritje në të gjithë botën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

COVID-19 është shpërndarë në çdo kontinent përveç Antarktidës, pas konfirmimit të rastit të parë të të prekurit nga virusi në San Paolo të Brazilit, duke shënuar edhe të prekurin e parë në Amerikën Latine.

- Advertisement -

Sipas statistikave, më të fundit nga OBSH numri total i të infektuarave ka arritur në 81,191, numri i viktimave ka arritur në 2,768 dhe shpejtësia e përhapjes së tij është më e lartë jashtë Kinës sesa brenda saj.

Evropa duket se po zhvillon betejën më të fuqishme këtë javë, ku një pjesë e madhe e madhe e shteteve kanë konfirmuar rastet e para të të prekurve. Janë konfirmuar rastet e para në Greqi, Gjeorgji dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që Kroacia ka njoftuar se ka arritur në 3 numri I të prekurve.

Në Itali numri i të prekurve ka arritur në 374, ndërsa në Francë u konfirmua rasti i 18. Në Korenë e Jugut numri i të infektuarve ka arritur në 1261, ndërsa në Iranin tashmë të izoluar totalisht nga fqinjët e tij, numri i të prekurve ka arritur në 139 persona. Edhe Pakistani dhe Algjeria kanë konfirmuar rastet e para të të prekurve me COVID-19.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?