English

COVID-19 prek edhe shqiptarët në Mal të Zi, 36 raste vetëm në Tuz

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nga 24 Komuna të Malit të Zi, njëmbëdhjetë prej tyre janë të prekura me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Mal të Zi është 252 persona. Deri tani më shumë raste janë regjistruar në Podgoricë me 127 të infektuar.

- Advertisement -

Në dy komunat e tjera ku jetojnë popullsi shqiptare, në Ulqin janë konfirmuar 9 persona të infektuar kurse në komunën e Tuzit janë 36 raste me COVID-19. 

Pak ditë më parë Presidenti Gjukanoviç, gjatë një takim me kryetarin e Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj vuri në dukje se situata në komunën e Tuzit është e qëndrueshme dhe se masat e marra nga institucionet përkatëse shëndetësore dhe organet shtetërore ishin të duhura dhe të justifikueshme.

Anton Lulgjuraj, këshilltar në komunën e Tuzit tha për Euronews Albania se komuna në fjalë ka pasur numrin më të lartë të të prekurve nga COVID-19, por fatmirësisht deri tani nuk është raportuar asnjë viktimë. Ai tha se gjendja shëndetësore e të prekurve është e qëndrueshme deri në këto momente.

“Siç e thatë edhe ju,Tuzi ka qenë komuna shqiptare në Mal të Zi më e prekur në rastin e pandemisë COVID-19, por deri tani gjendja e të prekurve është stabile dhe nuk kemi asnjë viktimë në komunën tonë, pavarësisht se deri tani numri i të prekurve ka shkuar 36”, tha ai

Sipas zotit Lulgjuraj, shqiptarët e Tuzit kanë treguar nivel qytetarie dhe kanë respektuar apelin e mjekëve dhe masat e vetëkarantinimit. Ai u shpreh se qeveria e Malit të Zi ka marrë masa konkrete duke ndihmuar qytetarët në nevojë dhe bizneset e prekura nga ky virus.

“Deri tani është treguar një nivel i lartë qytetarie duke respektuar udhëzimet e mjekëve. Për ushqime janë ndërmarrë hapa, por nëse flasim për biznesin është situatë tjetër. Deri tani janë marrë masa të mos paguhen taksat për tre muaj. Qeveria ka marrë masa në lidhje me borxhet dhe me kreditë që janë marrë në banka”, shtoi ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?