English

COVID-19, shkencëtarët kinezë presin ta vënë nën kontroll brenda prillit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ekipi i ekspertëve kinezë që po merren me studimin e coronavirusit COVID-19, thanë se do të jenë në gjendje ta vënë nën kontroll deri në fund të prillit.

- Advertisement -

“Infeksioni është i njëjtë te të gjithë pacientët. Nëse kanë në trup një numër të madh antitrupash me imunoglobinë B, pacientët nuk do të infektohen më sërish. Kjo është e qartë”, tha Zhong Nanshan, kreu i ekipit të përbërë nga ekspertët më të njohur kinezë të sëmundjeve të aparatit të frymëmarrjes.

“Pas shërimit, disa pacientëve u mbeten gjurmë nga virusi në zorrën e trashë ose te jashtëqitja. Kjo varet nga pacienti, se sa të gjatë e kanë sistemin e zorrëve. Pyetja tani është nëse do të infektohen të tjerë nga këta apo jo”, tha ai.

 “”Ne parashikuam se kulmi i përhapjes do të ishte nga mesi i shkurtit e deri drejt fundit të muajit. Ne parashikuam që numri në total do të shkonte në rreth 70 mijë. Tani që situata ka ndryshuar jashtë vendit, duhet të hedhim një tjetër sy”, tha Zhong Nanshan.

“Edhe pse epidemia u zbulua për herë të parë në Kinë, origjina mund të mos jetë nga Kina”, tha drejtori i ekipit të kërkuesve kinezë.

“Ata (autoritetet e huaja) parashikuan se sëmundja do të vihej nën kontroll deri në fund të muaji maj, por parashikimi ynë është se kjo epidemi mund të vihet nën kontroll rreth fundit të muajit prill.

“Duam të bëjmë në krahasim për të gjetur se cili parashikim i afrohet më shumë. Vendi ynë ka vënë në zbatim masa shumë të forta për parandalimin.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?