English

COVID-19 shkreton turizmin, anulohen rezervimet në disa hotele në Boboshticë të Korçës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ndër masat e marra për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19 në Shqipëri është dhe mbyllja e restoranteve dhe agjencive turistike, çka ka sjellë një krizë të madhe në sektorin e turizmit. Olsi Metko pronar i një lokali në Boboshticë të Korçës, merr çdo ditë telefonata për anulim prenotimesh.

- Advertisement -

“Kemi pasur shumë turistë të huaj, veç atyre të vendit, por pjesa dërrmuese janë anuluar”, tha ai.

Pavarësisht se i ka vënë drynin prej më shumë se një muaji biznesit të tij, Olsi pajtohet me masat e marra nga qeveria, pasi prioritet është shëndeti i të gjithëve, por shton se goditja që do të marrë biznesi që drejton por edhe mijëra të tjerë do të jete e madhe.

“Jam shumë koshient që kjo do të ndodhte dhe duhet të zgjatet dhe pak kohë, pasi në radhë të parë është shëndeti dhe më pas biznesi, pavarësisht pasojave që do të ketë”, shton ai.

Ai thotë se 10 punonjësit e tij tashmë janë të papunë.

“Muajin mars i kemi plotësuar të të gjithë punonjësit me rroga. Ndërsa për muajin prill janë pezulluar të gjithë punonjësit”, shton ai.

Natyra, lulet, pemët, cicërimat e zogjve e gjithçka tjetër të ftojnë të rrish gjatë në Boboshticë, por në rrugët e fshatit turistik sheh rrallë ndonjë të  moshuar, apo qytetar tjetër që nxiton që para orës 13, kur nis ndalim-qarkullimi të mbarojë ndonjë pazar dhe të izolohet. Duket se edhe për disa kohë do t’u mëngojnë turistët që e gjallërojnë edhe më shumë Boboshticënçdo stinë të vitit.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?