English

COVID-19, Trump optimist për përmirësimin e situatës në SHBA

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur optimist se situata në lidhje me koronavirusin mund të jetë duke u përmirësuar.

- Advertisement -

Duke cituar rënien e numrit të vdekjeve në Nju Jork, Trump tha se Shtetet e Bashkuara po shohin dritë në fund të tunelit.

Nju Jorku, shteti më i prekur, raportoi të dielën se për herë të parë brenda një jave, vdekjet kishin rënie të lehtë në krahasim me ditën paraardhëse.

Megjithatë, metropoli më i njohur i SHBA pati 600 vdekje dhe mbi 7 mijë e 300 raste të reja me të infektuar.

“Disa gjëra shumë të mira po ndodhin në Nju Jork. Për herë të parë vdekjet ishin më të ulëta se dita paraardhëse, që është dhe rënia e parë deri tani. Ndaj kjo mund të jetë shenjë e mirë. Edhe në spitale ka nisur rënia. Ka qenë e ulët, por gjithsesi rënie”.

Shtetet e Bashkuara përballen me një javë kritike lidhur me krizën e koronavirusit, me autoritetet shëndetësore që paralajmëruan se kjo do të jetë java më e rëndë dhe më e trishtueshme për shumë amerikanë.

Ekspertët e shëndetësisë në Shtëpinë e Bardhë kanë parashikuar se nga epidemia mund të vdesin 100 mijë deri në 240 mijë amerikanë, edhe nëse ndjekin rregullat për të qëndruar në shtëpi.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?