English

COVID-19 vë në provë solidaritetin, mbështetje për Italinë e Spanjën, në test BE-ja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Solidariteti i BE-së është sprovuar shumë këto ditë. Të dielën një helikopter ushtarak transferoi dy pacientë nga Metz i Francës në Gjermani. Ditë më parë ushtria gjermane transportoi gjashtë pacientë nga rajoni më i goditur në itali  (Bergamo) në Gjermani.

- Advertisement -

U kthye në Këln, pasi mori në bord pacientët italianë, të cilët do të trajtohen në spitale të ndryshme të rajonit. Disa lande gjermane janë ofruar të marrin të infektuar nga Italia. Gjermania edhe më herët ka marrë pacientë nga Franca Lindore e cila është prekur rëndë nga COVID-19.

“Unë besoj se pas krizës do të duhet ketë më shumë nevojë për Evropën dhe ne do të kujdesemi për këtë. Në vendin tonë kërkohet Solidaritet, në Evropë dhe në mbarë botën gjithashtu”, tha Olaf Scholz, ministri gjerman i financave.

Solidariteti që nuk u arrit disa ditë më parë – kur Samiti i BE dështoi të bjerë dakord për masat që duhen ndërmarrë për të mbështetur ekonominë, u kritikua nga kryeministri italian, Conte

“Evropa duhet të tregojë nëse i përgjigjet kësaj thirrjeje të historisë. Dhe kur bëhet fjalë për një emergjencë kaq të papritur dhe të paparashikuar Historia nuk paralajmëron”, tha Conte.

Italia e cila po regjistron numrin më të madh të viktimave në botë është duke marrë mbështetje. Ekipi shqiptar mbërriti në aeroportin Fiumicino, dhe prej andej në aeroportin e Veronës. Ky grup do të punojë në spitalet e Brescia dhe Bergamo, në zonat më të prekura nga pandemia.

Dhe autoritetet e Republikës Çeke kanë dërguar furnizime mjekësore në Spanjë dhe Itali, vendet më të prekura nga Evropa nga coronavirusi,  20.000 kostume mbrojtëse për stafin mjekësor.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?