Cristiano Ronaldo u shpall si futbollisti më i mirë i vitit 2019 në ceremoninë e “Global Soccer Awards” që u zhvillua në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Portugezi fitoi përballë konkurrencës së Lionel Messit dhe Virgil Van Dijk. Ndryshe nga sa ndodhi në ceremoninë e “Topit të Artë”, portugezi u shpall fitues dhe kjo për të, mund të cilësohet si një lloj hakmarrje.
Kjo është hera e 7-të që Ronaldo e merr këtë trofe për herë të katërt radhazi.
“Falenderoj të gjithë ata që më votuan mua. Është një nder i madh të marr këtë çmim. Shpresoj që vitin tjetër të jem këtu sërish. Faleminderit të gjithve dhe gëzuar Vitin e Ri”, tha lojtari i Juventusit.
Lucy Bronze u shpall futbollistja më e mirë femër ndërsa Jurgen Klop fitoi çmimin si trajner i vitit.
Liverpool u shpall si klubi më i mirë dhe Alson portieri më i mirë për vitin 2019.