Fëmijët rusë të të gjitha moshave morën armët për të treguar aftësitë e tyre në montimin dhe çmontimin e armëve kallashnikov. Një konkurs i zhvilluar në qytetin e Khabarovsk në Lindje të Rusisë.
Gjashtëvjeçarja Daryana Tarasova nuk është ende aq e fortë të bashkuar të gjithë përbërësit që përbëjnë armën Kalashnikov Ak-74, por ajo tashmë është bashkuar me Lëvizjen Kadetët e Ushtrisë së Rinj.
“Ne nuk mësojmë poema por kartën ushtarake”, kështu përshkruan nëna hobin e vajzës së saj.
Rreth 240 fëmijë, të cilët janë më të mëdhenj se Dayana, garuan për të zbuluar se kush mund të montonte një AK-74 më shpejtë. Fituesi i konkursit,16-vjeçari Igor Sokolov,ka 6 vjet që stërvitet për të montuar kallashnikovin.
Ai tha se praktika e vazhdueshme është sekreti i tij për suksesin, pasi ai stërvitet me teknikën e tre herë në javë për disa orë. Katërmbëdhjetë vjeçarja Anastasia Dotsenko, e cila zuri vendin e dytë, madje plagosi dorën ndërsa përpiqej të montonte armën sa më shpejtë.
Performanca më e shpejtë gjatë konkursit për të montuar një kopje AK-74 zgjati vetëm 26.76 sekonda. Arma AK-74 u përdor nga ushtarakë në luftën e Bashkimit Sovjetik në Afganistan, e cila vrau 15,000 trupa sovjetike kundër kryengritësve muxhahedinë.AK-74, e projektuar në fillim të viteve 1970 nga Mikhail Kalashnikov, është ende në përdorim në Rusi dhe shumë vende të tjera ish-Sovjetike.