English

Daci: Të mos publikohen emrat e informatorëve të policisë, u rrezikohet jeta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Avokati Jordan Daci, është shprehur se emrat dhe mbiemrat e personave që informojnë policinë nuk duhet të bëhen publike, pasi u rrezikohet jeta.

- Advertisement -

Këtë e tha, kur u pyet nga gazetari Xhevahir Zhabina se nëse duhet të publikohet emri e mbiemri i personit që informoi blutë për Talo Çelën, shkresë e cila u publikua nga hakerat.

“Informatorët e policisë, përveçse rrezikojnë jetën, nuk do të ishte e mirë të bëheshin  sepse do të parandalohej mundësia që të kemi bashkëpunëtorë, ndërkohë që policia nuk funksionon dot pa bashkëpunëtorë”- deklaroi Daci në një intervistë për Euronews Albania.

Më tej Daci, tha se duhet të ketë një plan masash për të gjithë njerëzit që u publikohen të dhënat.

“Policia duhet të ketë një plan masash. Të gjithë  njerëzit që preken nga kjo rrjedhje të dhënash duhet të informohen. Fenomeni është aq masiv, aq gjithëpërfshirës, sa edhe policia e ndjen veten të pafuqishme”-nënvizoi avokati.

Teksa u ndal sërish tek urdhri i prokurorisë për mospublikimin e të dhënave të nxjerra nga hakerat, Daci theksoi:

Një gjë është e sigurt, nuk kemi të bëjmë me vepër penale në rastin e gazetarëve por duhet të gjejmë mekanizma të tjerë për të biseduar me gazetarët.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?