English

Dalin detaje nga “Plumbi i artë 2″| Ekzekutohen 15 urdhër-arreste, zbardhen 6 vrasje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Detaje të reja kanë dalë  nga Operacioni Plumbi i Arte 2 ku janë firmosur 33 urdhër arreste nga SPAK.

- Advertisement -

15 prej tyre janë ekzekutuar.  Gjithashtu sipas informacioneve janë zbardhur 6 vrasje, dy vjedhje, sigurim kushtesh për te kryer vrasje dhe pastrim parash.

Trafikimi i armëve është ndërkombetar dhe kontollet janë duke u kryer në disa qytete të vendit. Hetimi është drejtuar nga Adnand Xholi

Operacioni për ekzekutimin e masave u zhvillua në Elbasan, Durrës dhe Tiranë. Në shënjestër të këtij operacioni janë anëtar të fisit Çopja, por shumica prej tyre nuk janë ekzekutuar pasi ka dyshime se strehohen ne Dubai. Hetimet gati dy vjeçare zbuluan përfshirjen në veprimtari kriminale edhe të zyrtarëve shtetëror, mes të cilëve një zv. drejtor burgu, një ish- gjyqtare dhe një shef sektori në Policinë e Shtetit.

Mes ngjarjeve që janë zbardhur është masakra e Bradasheshit, me viktimë Endrit Alibej, xhaxhain e tij Arben Dylgjeri si dhe shtetasin turk Erdal Durunay në dhjetor të 2018. Gjithashtu është zbardhur vrasja e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë dhe atentati ndaj vëllezërve Klevi dhe Eraldo Baho në Elbasan, ku mbeti i vdekur njëri prejt tyre dhe tjetri i plagosur.

Procesi i parë për “Plumbin e Artë” ka nisur prej pak muajsh në GJKKO, por pas kalimit për gjykim seancat kanë dështuar për shkak të mungesës së avokatëve, ndersa seanca e radhës do te zhvillohet në fillim te shtatorit.

Kujtojmë se për operacionin e parë “Plumbi i Artë”, shumica prej masave nuk u ekzekutuan, për shkak se “kokat” e krimit të organizuarr nuk u arrit të gjendeshin e madje pati edhe dyshime për dekonspirim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?