English

Dallime të vogla për taksën, LDK-ja po punon drejt unifikimit të qëndrimeve me VV-në

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka shprehur besimin se dallimet me partnerin qeverisës Lëvizjen Vetëvendosje rreth heqjes së taksës 100% do të tejkalohen dhe se partia e Isa Mustafës do të ruajë stabilitetin qeverisës dhe marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE si partnerë strategjikë të Kosovës.

- Advertisement -

Ai këto komente i bëri mbrëmë pas përfundimit të takimit të kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa me disa nga nënkryetarët e tij.

“Dallimet e vogla do të shkrihen me kohë. Natyrisht, ne lojalitetin tonë si republikë duhet ta ruajmë me SHBA dhe BE dhe krejt ky konsultim kalon domenin e partive politike”, tha Haziri.

Haziri ka thënë se LDK po angazhohet të bëhet një urë mes stabilitetit qeverisës dhe partneritetit me SHBA-në dhe BE-në.

“Ne po punojmë qëndrimet të jenë unike, të shkrihen dallimet e vogla që nuk ka të bëjë brenda Kosovës, dallimet janë përtej  saj. Është Kosova me partnerët e saj dhe roli i LDK-së, pa të cilën nuk ka as zgjidhje, as zgjedhje. Ne po angazhohemi të bëhemi urë politike për të ruajtur stabilitetin qeverisë brenda dhe duke e ruajtur partneritetin dhe marrëdhëniet speciale me SHBA-në dhe BE dhe këtë rol kryetari i LDK-së po e ushtron çdo ditë me aktorët e saj të brendshëm”, tha Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së.

Lidhur me konferencën e mbajtur nga presidenti Hashim Thaçi, ai tha se “është e drejtë e tij kushtetuese dhe në agjendën e tij të thërrasë konferenca”, ndërsa mohoi të kenë marrë ftesë nga kreu i shtetit për ndonjë takim të mundshëm me LDK-në.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?