Në Danimarkë zhvillohet sot një referendum ku qytetarët vendosin nëse vendi do t’i bashkohet politikës së përbashkët të mbrojtjes së Bashkimit Evropian.
Sondazhet tregojnë se 44% e popullsisë do të votojnë pro, 28% do të kundërshtojnë dhe 19% do të abstenojnë.
Megjithatë, parashikimet e analistëve kanë qenë më të kujdesshme, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët të votuesve që pritet në një vend që shpesh ka thënë ‘jo’ për më shumë integrim në BE, gjatë një referendumi në 2015.
Ky referendum zhvillohet pas pushtimit rus të Ukrainës dhe në kohën kur shtete të tjera evropiane sikundër Finlanda e Suedia dëshirojnë të bashkohen në NATO.
Danimarka ka qenë anëtare e BE-së që nga viti 1973, por ajo u tërhoq pas në transferimin e më shumë pushtetit në Bruksel në vitin 1992, kur 50.7 për qind e danezëve refuzuan Traktatin e Mastrihtit, traktatin themelues të BE-së. Për të bindur danezët të miratonin traktatin, Kopenhaga negocioi një sërë përjashtimesh dhe ai u miratua vitin e ardhshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kryeministrja e Suedisë kundër referendumit për anëtarësimin në NATO
- Gjykata Kushtetuese e Italisë bllokon referendumin për legalizimin e kanabisit