English

Dash Sula tenton të hyjë nga dritarja e Parlamentit, “luan” me Gardën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetët e PD të përjashtuar për disa ditë nga Kuvendi janë përplasur me punonjësit e gardës teksa kanë tentuar të hyjnë në sallën e seancave plenare.

- Advertisement -

Deputeti Sula tentoi disa herë të kalojë gardhin metalik, por nuk u lejua nga punonjësit e Gardës, me të cilët edhe u përplas dhe disa herë u përqafua duke tentuar të kalojë pengesën për të hyrë në seancë.

Në një moment ai afrohet nga dritarja e Parlamentit duke tentuar të hyjë prej andej por sërish nuk është penguar nga Garda.

Pas incidentit me djegien e karrigeve jashtë kuvendit dy javë më parë Sekretariati i Etikës përjashtoi me 60 ditë nga Komisionet Parlamentare dhe seancat plenare, deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?