English

Dashamir Shehi: Kemi bërë kompromis për sistemin, në këmbim të zgjedhjeve të parakohshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi thotë se, partitë opozitare shpresojnë për zgjedhje të parakohshme parlamentare në periudhën maj-qershor. Këtë fakt, z. Shehi e përforcon me afatin që ka Këshilli Politik për miratimin e reformës zgjedhore deri në mars.

- Advertisement -

Pikërisht për këtë arsye, ish-deputeti gjatë intervistës për Euronews Albania tha se, partitë e vogla opozitare kanë bërë kompromis që të mos kërkojnë ndryshim të sistemit zgjedhor.

“Do kisha dashur që sistemi të përmbysej. Nuk jam i zoti të them se kush është më i miri, por do të doja kthim te sistemit mazhoritar me korrektim. I jep shans shqiptarëve të mbërrijnë te personat dhe partive që të ruajnë kuadrot.

E mirë apo e keqe kemi bërë një kompromis, që në shkëmbim të një pale zgjedhjesh të parakohshme deri në maj dhe qershor, pranojmë këtë sistem. Ne do bëjmë luftë deri në fund për zgjedhje të parakohshme. Ndryshe e gjithë kjo zhurmë më duket bujë politike.  Nëse do të shkojmë në zgjedhje në 2021, gjithë kjo ngutje nuk u vlen ndonjë gjë të madhe shqiptarëve”, deklaroi z. Shehi në studion e Ilva  Now.

Ai shtoi më tej se shpresonte që reforma të mbyllej brenda dy muajve dhe të adresonte disa nga çështjet më të rëndësishme siç janë vjedhja e votës dhe financimi i partive. Pavarësisht se, diskutimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor janë futur në kalendarin e miratuar nga Këshilli Politik, z. Shehi u shpreh se fakti që është lënë në fund, tregon se do të mbetet ky sistem që është.

“Dje u diskutua një kalendar, është pranuar si diskutim por është lënë nga fundi dhe kush merret me këtë punë predominojnë tema të tjera. Ka disa që u pëlqen ky sistem, ne do e kapërdijmë. Këta që janë në shumicë ndihen ngrohë në këtë sistem që janë.

Për interes pragmatik për partitë e vogla, ky sistem është më i mirë, por me një sistem tjetër partitë e vogla do ta kenë shumë të vështirë, por do të dënimi një sistem më të mirë. Pavarësish kësaj jemi gati të shkojmë me çfarëdolloj sistemi në zgjedhje të parakohshme”, tha më tej kreu i LZHK-së.

Shehi u shpreh i bindur se, nga zgjedhjet e parakohshme opozita do të dilte fituese. Sipas tij kjo vjen për shkak të abuzimeve të mëdha të qeverisë “Rama” gjatë 6 viteve qeverisje.

“Kjo opozitë do të vijë në pushtet me zgjedhje të parakohshme jo se është shkëlqimi, por sepse kjo qeveri që është sot e ka tepruar kaq shumë. Ky personazh që drejton Shqipërinë me arrogancë, injorancën, vjedhjen dhe abuzimin e ka tepruar. Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës”, theksoi z. Shehi.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?