English

‘Dasma shkodrane’, aktiviteti në ndihmë të fëmijëve me çrregullime të spektrit autik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në shtëpinë muze të Oso Kukës disa të rinj shkodranë organizuan një koncert me këngë të ndryshme.

- Advertisement -

I titulluar ‘Dasma Shkodrane’, ky aktivitet e riktheu Shkodrën pas, në vitet më të bukura të artit kur bashkimi mes djalit dhe vajzës, kalonte ceremonialin e martesës dhe ishte një shpalosje e vlerave artistike dhe kulturore qindravjecare e qytetit.

Perlat e muzikës shkodrane me tekstet poetike qe i dedikohen dy të rinjve që kanë vendosur të bashkojnë fatet e tyre, e ktheu oborrin e muzeut “Oso Kuka” në një mjedis feste. Qëllimi I organizatorëve ishte sa fisnik dhe human.

“Sivjet kauza është për të ndihmuar familjet dhe fëmijët në nevojë që kanë fëmijë që janë në spektrin e autizmit. Ne mundohemi të punojmë vetëm me segmente të shoqërisë që kanë nevoja më shumë se njerëzit në përditshmërinë e tyre ndaj është arsyeja pse kemi pasur prezencë të madhe”, u shpreh Gjaneto Harusha, organizator.

“Unë në kujtesën time kam shumë evente festive, dasma, orekstra, orkestrën e Kafes së Madhe, orkestrën e lulishtes 1 maji, orkestrën e Turizmit të vjetër dhe instrumentistë e këngëtarë, njëri më i mirë se tjetri, të cilët kanë transmetuar artin e tyre, por i janë referuar shumë kulturës dhe traditës shkodrane”, tha Lorenc Radovani – organizator

Organizimi i sivjetshëm i “Dasmës Shkodrane” ishte për një kauze të veçante. Kjo ishte një ide e disa të rinjve shkodranë për të ndihmuar fëmijët me çrregullime te spektrit autik dhe të gjitha të ardhurat nga biletat shkuan për seancat e terapive falas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?