Futbollisti holandez, Matthijs de Ligt është tanimë zyrtarisht lojtar i Bayern Munich.
Mbrojtësi 22-vjeçar, pasi ka kaluar me sukses testet mjekësore, është prezantuar sot si blerja më e re e kampionëve të Gjermanisë.
Përmes një komunikate zyrtare, Juventusi bëri të ditur se lojtari ishte transferuar për 67 milion euro që i paguheshin me këste në katër vite.
Ndërsa, 10 milionë euro të tjera do të përfitoheshin nga bonuse të ndryshme të vendosura në marrëveshje në bazë të arritjeve të futbollistit.
“Jam i lumtur që bëhem lojtar i këtij klubi të madh. Bajerni është klubi me më shumë suksese në Gjermani, një nga klubet me më shumë suksese në Europë dhe në botë”, ishin fjalët e para të de Ligt.
LEXONI GJITHASHTU
- Ibrahimoviç firmos me Milanin, edhe një vit me klubin kuqezi
- Armando Broja drejt transferimit te skuadra angleze
- U transferua te Barcelona, reagon për herë të parë Lewandowski