Librat e përdorur janë kthyer në një temë debati mes drejtoreshës së shkollë “Misto Mame” Ariana Maçi dhe ish-ministres së arsimit Mirela Karabina, në studion e “SOT” në Euroneës Albania.
Maçi tha se përdorimi i librave të përdorur është një zgjidhje shumë e mirë pasi nxënësit sipas saj bëhen të përgjegjshëm që t’i mbajnë.
Mirëpo kjo gjë është kundërshtuar nga Karabina, duke thënë se nxënësit nuk kanë pse ndëshkohen nëse i dëmtojnë librat.
Pjesë nga debati:
Ariana Maçi: Është një nga zgjidhjet për t’i bërë të përgjegjshëm që ata që kanë ta mbajnë.
Mirela Karabina: Pse librat e matematikës e të gjuhës, aty punohet.
Ariana Maçi: Nuk ka asnjë gjë që nuk ka vend për t’u parë. Kjo është një ndihmë e madhe për mundësitë financiare të njerëzve, por ama unë e shikoj në pjesën edukative.
Mirela Karabina: Pse duhet të ketë sanksione, nëse derdhin akullore ose ujë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kushi: Shkollat do kthehen pa turne, në Tiranë e kemi arritur
- Pas rikonstruktimit, shkolla “Sami Frashëri” në Tiranë hap dyert për nxënësit