Konferenca e Kryetarëve është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me seancën e radhës plenare më 12 qershor.
Ndryshe nga sa është vendosur në Konferencën e Kryetarëve të datës 29 maj, mazhoranca ka kërkuar të mos ketë seance parlamentare ne 12 qershor.
Ky propozim ka sjellë reagimin e deputetit demokrat Gazment Bardhi.
“Ti rruga e mbarë për atje ku do te jesh ne daten 12. I ke dhene zgjidhje problemeve ne Shqiperi shko e zgjidh konfliktin ne Ukraine. Nuk ka asnje arsye per te shtyre seancen e kuvendit. S’ka asnje arsye te shtyhet seanca nga data 12 per ne daten 16 sepse kjo eshte miratuar nga Konferenca e Kryetareve. Kuvendi nuk eshte prone dhe plaçkë e juaj siç keni tentuar ta trajtoni ne kohet e fundit”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Deputeti i zgjedhur i PS-së në Dibër, kallëzon në SPAK Xhelal Mziun
- Debat i ashpër Noka-Balla në Kuvend: Akuza për manipulimin e votave dhe GPS në zarfa