English

Debate në Konferencën e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për komision hetimor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Është shoqëruar me debate Konferenca e kryetarëve që po mbahet ditën e sotme, ku Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku i janë drejtuar ashpër kolegëve të Partisë Socialiste duke i thënë se është turp që përjashtuan opozitën nga seanca.

- Advertisement -

Debatet kanë ardhur pasi PS ka rrëzuar komisionin hetimor për konfliktin e interesit që u kërkua nga opozita.

Pjesë nga debati:

Tabaku: Nuk cenuam askënd fizikisht, ishte formë demokratike proteste

Gjekmarkaj: Është turp që keni përjashtuar opozitën nga seanca. Ky është vendim arbitrar dhe i turpshëm. Më kujtohet një slogan juaji “Shqipëria që duam” dështuat ta bënit këtë. Tani po bëni “opozita që duam”. Akti ynë ishte simbolik.”

Tabaku: Përjashtimi i deputetëve të PD-së i turpshëm. Seanca u bllokua për një kërkesë legjitime që ju e refuzuat. Ju na keni kufizuar hapësirat. Vendimi erdhi pasi ju refuzuat të fusni në rend një kërkesë të grupit tonë. Nuk cenuam askënd fizikisht, ishte formë demokratike proteste.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×