Në seancën e sotshme të posaçme plenare për ndryshimet në qeveri deputeti Gazmend Bardhi e ka akuzuar ish-kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën se ajo ka gënjyer për arsyen e tërheqjes nga posti i kryetares.
Deputeti Bardhi është afruar drejt foltores së parlamentit,ku me tone të ashpra i është drejtuar Nikollës, duke i thënë se tërheqja nga posti për shkaqe shëndetësore, ishte e pavërtetë.
Pjesë nga seanca:
Gazment Bardhi: Gënjeve kur the se ishte sëmurë.
Lindita Nikolla: Zoti Bardhi je përjashtuar nga seanca nuk mund t’a marrësh fjalën.
Gazment Bardhi: Ti gënjeve gjithë sallën, gjithë kuvendin që ishe sëmurë.
Lindita nikolla: Të të vijë turp për insinuatat që ngre.