English

Debate për Portin/ Opozita: Po grabitet prona. Kadia: përfitojmë 1 mld euro

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetët e opozitës dhe mazhorancës janë përplasur ashpër në Komisionin e Ekonomisë për projektin e Portit të Durrësit. Opozita pretendon se kemi të bëjmë me një aferë korruptive, ndërsa përfaqësuesit e qeverisë shprehen se ky është projekt zhvillon turizmin dhe ekonominë e vendit.

- Advertisement -

Projekti për portin e ri të Durrësit ka ndezur debate të forta në komisionin e ekonomisë mes mazhorancës dhe opozitës.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar më shumë kohë për tu konsultuar me marrëveshjen e parashikuar, duke ngritur dyshime për një projekt korruptiv, i cili sipas tyre po përpiqet të kalojë me ngut nga mazhoranca.

“Çfarë nderi po i bëjmë Shqipërisë, kush do të hyjë në Shqipëri? Si e shohin fqinjët tonë. Kjo të bënë që të dyshosh?’ – tha Dashamir Shehi.

“Po Zoti Shehi ka një nxitim të madh sepse nuk e kemi luksin të humbasim siç kemi humbur në të kaluarën”- tha Shalsi.

“Nuk bëhet kështu kjo punë”- shtoi Shehi.

Por ndryshe nga sa pretendon opozita, zv.ministri i Financave, tha se nuk ka asnjë kompani offshore të përfshirë.  Sipas Kadisë, nga ky investim shteti shqiptar do të përfitojë 1 mld euro, ndërsa investitorëve do t’u falën 220 milionë euro prej përjashtimit nga 2 taksa.

“Në total të ardhurat janë 1 miliardë euro”- tha Kadia.

Zv ministri Kadia tha se ky projekt nuk do t’i lihet plotësisht privatit, por shtetit do të jetë aksioner me 33%, dhe njësoj si investitori do të marrë titullin e investitorit strategjik.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×