English

Dëbimi i mësuesit turk, Çelik me vizë false në itinerarin Tiranë-Vjenë-Toronto

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Euronews Albania ka siguruar dokumentat false per të cilat u arrestua në Rinas 6 muaj më parë shtetasi turk Harun Çelik. Dëbimi i mësuesit, i cili thuhet se është mbështetës i Gylenistëve, ka sjellë edhe reagimin e gjerë në mediat turke.

- Advertisement -

Harun Çelik u arrestua nga policia kufitare në Rinas më 8 korrik të 2019-ës dhe më pas u dënua me 5 muaj burg. Sipas burimeve nga uniformat blu shtetasi turk kishte hyrë në Shqipëri nga Kosova dhe destinacioni i tij final ishte Toronto.

Po sipas burimeve kjo vërtetohet edhe nga biletat që iu gjetën, sipas të cilave Harun Celik do të ndërronte avionin në Vienë. Të enjten Euronews Albania kontaktoi edhe avokatin, sipas të cilit pas mbarimit të dënimit policia duhet ta çonte klientin e tij ne qendren e azilkërkuesve dhe kjo e drejtë i është mohuar.

Nga ana tjetër ligji thotë se Çelik  kërkesën mund ta bënte në çdo moment si në hyrje , ashtu edhe në dalje nga territori shqiptar. Për këtë rast reagoi dhe Partia Demokratike e cila kërkoi transparence për rastin.

Dëbimi i mësuesit turk Harun Çelik nga Shqipëria ka pasur një mbulim të gjerë në mediet turke.

TRT haber, CNN Turk, A-haber e trajtuan çështjen gjerësisht dhe vunë theksin në thirrjet që miqtë e Çelik i kishin bërë atij në aeroport për t’u shtirur sikur po i binte të fikët.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?