English

Dëbimi i mësuesit turk, eurodeputetja letër Shqipërisë: Nëse vazhdoni në këtë rrugë, rrezikohet perspektiva evropiane

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me anë të një letre, të siguruar ekskluzivisht nga Euronews Albania mbrëmjen e së mërkurës, eurodeputetja Ramona Strugariu, i kërkon informacione shtesë liderëve shqiptarë në lidhje me dëbimin e shtetasit turk Harun Çelik.

- Advertisement -

“Ne dëshirojmë t’ju kërkojmë disa sqarime në lidhje me z. Çelik dhe situatën e tij, veçanërisht në lidhje me zbatimin e  parimeve të së Drejtës Evropiane dhe Ndërkombëtare në lidhje me ekstradimin, kthimin e shtetasve të huaj dhe mbrojtjen e azilkërkuesve”, – thuhet në letër.

Zonja Strugariu e vijoi letrën e saj duke kërkuar sqarime të mëtejshme mbi bazën ligjore e cila ka çuar në realizimin e këtij operacioni.  jo kërkoi informacione të mëtejshme edhe mbi aplikimin për azil të zotit Çelik.

“Ne do të dëshironim të pyesnim nëse autoritetet turke kishin filluar zyrtarisht një kërkesë ekstradimi, dhe  nëse një Gjykatë Shqiptare kishte vlerësuar këtë kërkesë dhe për përfshirjen e autoriteteve turke në procesin e riatdhesimit të z. Çelik.

Do të rikujtonim që Shqipëria ka nënshkruar dhe ratifikuar Konventën e Këshillit të Evropës për Ekstradimin, e cila sipas nenit 3, ndalon çdo formë ekstradimi me bazë politike”, – thuhet më tej në letrën e eurodeputetes Ramona Strugariu.

Ajo e përfundoi letrën me një rikujtim të vogël se, nëse Shqipëria vazhdon me të njëjtën rrugë, kjo gjë do të ndikojë negativisht në perspektiven evropiane të vendit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?