English

Dëborë deri në 50 cm, moti i keq izolon dhjetëra fshatra në juglindje të vendit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Juglindja e Shqipërisë po përballet me një situatë të rënduar pas reshjeve të dendura të dëborës, të cilat kanë izoluar disa fshatra dhe kanë krijuar probleme në furnizimin me energji elektrike. Trashësia e dëborës varion nga 20 deri në 50 centimetra në zonat e thella malore, duke e bërë lëvizjen pothuajse të pamundur.

- Advertisement -

Në njësitë administrative të Pogradecit, reshjet kanë qenë më intensive, duke izoluar plotësisht fshatrat e Dardhasit, Proptishtit, Trebinjës dhe Velçanit. Komunikimi me rrugët që lidhin fshatrat Çerrave dhe Bucimas është jashtëzakonisht i vështirë.

Gjendja mbetet kritike edhe në bashkinë e Korçës, ku fshatrat e njësive administrative Lekas dhe Vithkuq janë tërësisht të bllokuara. Situatë e ngjashme raportohet në 11 fshatra të zonave malore të Kolonjës, si dhe në disa fshatra të Devollit të Sipërm dhe Pustecit.

Probleme të shumta raportohen edhe në bashkinë e Maliqit, ku të gjitha fshatrat e njësive administrative Gore dhe Moglicë janë të bllokuara.

Ndërprerja e energjisë elektrike ka prekur mbi 800 familje, ndërkohë që 30 shkolla janë mbyllur për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Pavarësisht se të gjitha akset nacionale janë aktualisht të kalueshme, policia rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të jenë të pajisur me goma dimërore gjatë qarkullimit në rrugët kryesore, si Korçë-Leskovik, Gorice-Kapshticë, Qafë Thanë dhe drejt fshatrave turistikë.

Institucionet lokale dhe ato emergjente po vijojnë punën për hapjen e rrugëve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike, ndërsa qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjet e panevojshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?