English

Deformimi i shqipes, Akademia e Shkencave ligj për mbrojtjen e gjuhës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjuha shqipe, e cila aktualisht zotëron një fjalor me rreth 48 mijë fjalë, sipas Akademisë së Shkencave ka pësuar deformim.

- Advertisement -

Institucionet publike janë ato që sipas akademisë duhet të jenë modele tek shqipfolësit. Por gjuha shqipe nuk po respektohet as nga institucionet zyrtare.

Huazimi dhe përdorimi i fjalëve të huaja dhe gabimet dretshkrimore janë një shenjë e mosrespetkimit të gjuhës shqipe jo vetëm në shkresat e institucioneve zyrtare, por edhe në media.

Për mbrojtjen e standardit të identitetit kombëtar, kryetari i këtij institucioni, z. Skënder Gjinushi tregon se Akademia e Shkencave do t’i propozojë qeverisë një ligj për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës.

“Nxjerrja e një ligji pastaj edhe Këshillin e Ministrave, edhe institucionet publike edhe median i detyron që të respektojnë standardin, të mos deformojnë standardin. Synojmë që projektligji të japë edhe zgjidhje, të mos jetë thjesht deklarativ, por të ketë edhe masa konkrete.”-tha z. Gjinushi.

Projektligji i ri do jetë rishikim i një ligji të propozuar që në vitin 2002 në Kuvend, i cili nuk u miratua.

“Projektligji do jetë përmirësim 2002-it. Sepse edhe koha ka kaluar shumë, jemi në kushte të reja.Tashmë edhe bashkëpunimi me rajonin, me trevën shqiptare është më i mundshëm”- shtoi kreu i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, z.Skënder Gjinushi.

Pas 14 vitesh një tjetër prioritet i Akademisë së Shkencave është edhe hartimi i një fjalori të ri me mbi 100 mijë fjalë.

“Fjalori i madh është një ndërmarrje që përsëri do merret së bashku me Akademinë e Kosovës dhe më gjerë. Mendohet të digjitalizohet, të jetë i aksesueshëm nga të gjitha ata që kërkojnë ta konsultojnë”-theksoi z. Gjinushi.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?