English

Degradimi i stadiumit të Gjirokastrës, Duka premton rehabilitim dhe 2 fusha të reja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mungesa e investimeve në vite ka sjellë degradimin e stadiumit të futbollit në qytetin e Gjirokastrës. Në ditët me shi, fusha e blertë mbulohet nga uji dhe balta duke e bërë thuajse të pamundur zhvillimin e ndeshjeve të futbollit.

- Advertisement -

Megjithatë lojtarët e Luftëtarit, kanë sfiduar  këtë situatë duke zhvilluar vazhdimisht një futboll të bukur. Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me bashkinë e Gjirokastrës synojnë rehabilitimin e këtij stadiumi si dhe ndërtimin e dy fushave të reja stërvitore, për promovimin dhe nxitjen e futbollistëve të rinj.

“Fushën që është për ta rinovuar dhe për ta kthyer  në kushte normale loje besoj se do ta bëjmë vetë me financimet e  Federatës, ndërsa dy fusha te reja stërvitje në bashkëpunim me pushtetin vendor”, tha  Duka.

Gjirokastra është ndër qytet me traditë në futbollin shqiptar ndërsa “Luftëtari” ka spikatuar me futbollistë të shquar si: Braho, Boni, Kalluçi, Bellaj, Xhumba etj

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?