Debati final përpara zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Slloveni degradoi në kaos.
Liderët e partive opozitare braktisën skenën e televizionit publik, në shenjë proteste ndaj asaj që e quajtën paragjykim në mbështetje të koalicionit të djathtë në pushtet.
Kryeministri Janez Jansha, një figurë kontradiktore, i fajësoi ata duke deklaruar se i përkasin elitës urbane.
“Ka nga ata që mendojnë se kanë lindur për të marrë pushtetin, se pjesa tjetër e qytetarëve janë të dorës së dytë, se paratë duhet të shkojnë vetëm në Lubjanë, se Lubjana ka më shumë të drejta, edhe pse i gjithë vendi ka vetëm një zë, me të cilin duhet të flasë të dielën,” – u shpreh ai.
Por partia Demokratike konservatore e Janshës po sfidohet nga Lëvizja e Lirë, një parti politike e re e udhëhequr nga Robert Golob, me dy grupet që ndahen nga vetëm 1 pikë përqindje në sondazhe.
Golob u zgjodh nga drejtuesit e partisë së gjelbër më pak se një vit më parë dhe ka vendosur klimën dhe mbrojtjen e pavarësisë së sistemeve shtetërore në krye të agjendës së tij.
LEXONI GJITHASHTU: