English

Deklarata e fortë e Fatos Klosit: Pse Berisha programoi vrasjet e 21 janarit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kreu i shërbimit informativ Fatos Klosi është shprehur se protesta e 21 janarit ku humbën jetën 4 protestues ishte e programuar.

- Advertisement -

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se vrasjet ndodhën në momentin që protesta kishte mbaruar dhe jo kur ishte kulmi i protestës.

Më tej ai tha arsyeja e protestës ishte që kryeministri Sali Berisha të tregonte se është zot në vend.

“Rastet kanë qenë të programuara nga ata që kanë armët nëpër duar. Kanë qenë vrasje shtetërore sepse armët i kishin në dorë punonjësit e shtetit. Të gjitha faktet çojnë  se ishte çdo gjë e programuar. Vrasjet ndodhën kur protesta kishte mbaruar. Vrasjet u bën shumë vonë, jo kur ishte kulmi i protestës.

Kur kam qenë në shërbim më kanë thënë se aleatët tanë në Shqipëri do të jenë me atë që vendos rendin në vend. Këtë e  thanë kur Fatos Nano më 14 shtator iku në Maqedoni. Rendi iku prej duarsh. 8 vjet më vonë Berisha e programoi këtë ngjarje për të treguar se ishte ai zoti i këtij vendi, ishte ai që e mbante rendin qoftë dhe me vrasje. Ai deshi të tregonte para opinionit publik dhe ndërkombëtarëve se është zoti i vendit”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×