English

Deklarata e fortë e KiE: Zgjedhjet e 2019 ishin të cunguara

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Delegacioni i nivelit të lartë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës që vizitoi Shqipërinë nga 4 deri në 6 shkurt, ka nxjerrë konkluzionet e para të këtij misioni.

- Advertisement -

Presidenti i Kongresit, Anders Knape tha se “Nuk ka demokraci funksionale në nivelin kombëtar, pa një demokraci pluraliste dhe të gjallë në nivelin lokal”, duke iu referuar kështu zgjedhjeve të cunguara vendore të vitit 2019.

Gjithashtu Presidenti i Dhomës së Rajoneve, norvegjezi Helgesen u shpreh se “Për fat të keq, zgjedhjet e vitit 2019 nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri, por kanë çuar në më pak pluralizëm në bashki dhe në një erozion të mëtejshëm të besimit të qytetarëve në institucionet e këtij vendi”.

Sipas deklaratës së publikuar, pritet që misioni i ardhshëm monitorues i Kongresit në lidhje me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale do vijojë në pranverë, me një delegacion për të vlerësuar situatën më tej lidhur me reformën administrative-territoriale në zbatim që nga viti 2015.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?