English

Deklarimi i pasurisë së emigrantëve, Elisa Spiropali shpjegon se cila kategori përfiton

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh anëtare e asamblesë si dhe zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali ka folur për zgjedhjen e 135 anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste. E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Spiropali tha se për herë parë PS-ja ka sanksionuar si normë bashkëkryesimin gjinor në 5 mijë organizatat e saj.

- Advertisement -

“Ishte një Kongres zgjedhor në fakt, sepse ne zgjodhëm në të gjithë këto muaj strukturat e Partisë Socialiste që u finalizua edhe me kongresin e zgjedhjes së Asamblesë dhe asambleja do të mblidhet për të zgjedhur kryesinë e PS. Një proces i gjatë riorganizim me muaj të tërë, ku u zgjodhën të gjithë bashkëkryetarët e PS, një grua një burrë, në të 5 mijë organizatat e PS dhe për herë të parë në statutin tonë u sanksionua bashkëkryesia si normë. Kemi zgjedhur delegatët e Kongresit, anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Dje u zgjodhën rreth 135 anëtarë të Asamblesë Kombëtare, pastaj kryetarët e partisë dhe deputetët janë automatikisht anëtarë të asamblesë kombëtare”-tha Spiropali.

Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini zgjidhen anëtarë të Asamblesë së PS

Zgjedhja e dy ish-kryebashkiakëve, si Vangjush Dako në Durrës dhe Qazim Sejdini në Elbasan si anëtarë të Asamblesë së PS solli reagime të forta në publik. Për këtë çështje, vetë Spiropali theksoi se nuk ka dijeni për mënyrën se si është zgjedhur Dako, i cili akuzohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan për korrupsion, por shtoi se PS-ja nuk është bërë kurrë faktor pengues për drejtësinë. Ajo tha se Qazim Sejdini dhe Vangjush Dako nuk janë në një proces gjykimi.

“Unë nuk i di detajet në fakt të kandidimit të zotit Dako në listën e Durrësit për Asamble Kombëtare. Ajo që mund të them me siguri  të plotë është që PS nuk bëhet strehë e askujt në momentin që ai person ka problem me drejtësinë. Në rastin e Dakos, e pashë që kishit komentuar zotin Sejdini në Elbasan. Ne nuk kemi asnjë rast apo shkak të tillë, sepse nuk janë në proces gjykimi. Ne inkurajojmë drejtësinë që të hetojë dhe nuk kemi asnjë proces të hetimit të askujt brenda PS, dhe këtë e kemi dëshmuar vijimsisht dhe e ndajmë kontributin që dikush  ka në parit dhe patjetër që zoti Dako ka një kontribut në PS, në partinë e Durrësit, dhe për këtë arsye është votuar në Asamblenë e Durrësit dhe diçka tjetër është funksioni publik. Unë nuk di të ketë ndonjë dosje që të jetë gjykuar apo të ketë dalë problematike përtej fjalëve, që në politikën tonë janë të zakonshme dhe nuk mungojnë asnjëherë”-shtoi ajo.

Paga minimale dhe premtimi i Ramës

Ajo gjithashtu foli edhe për deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, i cili teksa foli të shtunën në Kongresin e PS-së premtoi rritje të pagës minimale në 30 mijë lekë në janar të 2021. Sipas Spiropalit, tashmë janë plotësuar të gjithë kushtet e politikës fiskale dhe ky premtim i ka të gjithë gjasat që të realizohet.

“Nuk kanë ndodhur këto, por kanë ndodhur të tjera gjëra, të cilat kanë mundësuar që të kemi rritje pagash. Është konsolidimi fiskal ai që na ka mundësuar. E para, ti mbajmë financat e vendit, t’i kthejmë në binar dhe t’i kemi të konsoliduar dhe të kemi një buxhet të konsiderueshëm rreth 200 mln dollarë për pasojat e tërmetit. Pra, nuk do të ishte e mundur në rast se ne nuk do të kishim mbajtur një regjim strikt fiskal.Tani është koha që me mundësitë e reja që janë krijuar, edhe në kuadër të rindërtimit, edhe fondet e reja të ngritura dhe të mbështetur fuqimisht nga BE , por jo vetëm në Konferencën e Donatorëve.

Ato do të shkojnë për rindërtimin, ama në rast se nuk do të ishin ato, ne do të detyroheshim që të sforcimim buxhetin e shtetit për procesin e rindërtimit dhe nuk do të kishim hapësira për të financuar rroga dhe paga minimale. Të jeni të sigurt që ne nuk premtojmë diçka publikisht pa mundur ta realizojmë atë. Atë që premtoi kryeministri për paga minimale, rrogat,  janë të gjitha të mundshme. Prandaj u deklarua në Kongresin e PS, i cili nuk ishte një kongres për të zgjedhur strukturat tona organizative, por mbi të gjitha për ti dhënë tonin qeverisjes së ardhshme, për të paraqitur programin tonë Shqipëria 2031, pra cila do të jetë fizionomia e Shqipërisë”-shtoi Spiropali.

Deklarimi i pasurisë nga emigrantët

Një tjetër çështje që ka ngjallur debat është ajo e deklarimit të pasurisë së emigrantëve, të cilët punojnë jashtë vendit në të zezë. Spiropali theksoi se kjo nismë nuk synon të vështirësojë raportin e emigrantëve me pasurinë e tyre, por shtoi se kjo ua lehtëson atyre qasjen që mundin e viteve të tëra, ta formalizojnë dhe ta deklarojnë në bankat shqiptare. Sipas ministres, jo të gjithë përfitojnë nga kjo lehtësi fiskale, por vetëm ata që pasurinë e tyre e kanë fituar me punë të ndershme dhe jo me krim.

“Ato që vijnë nga  veprimtaritë kriminale janë objekt i paketës “anti-KÇK”, u shkon OFL-ja tek dera dhe iu kërkon të deklarojnë. Pra, kemi një ligj dhe një akt normativ, të cilat i kanë ngushtuar të gjitha shtigjet krimit. Të gjithë këta individë që e kanë pasurinë mbi veprimtari kriminale janë dënuar apo hetuar këtu apo jashtë vendit për këto veprimtari, janë objekt i këtyre ndryshimeve ligjore. Pra, këta janë një kategori tjetër, të cilët duhet të vërtetojnë se këto prona dhe këto makina i kanë për shkak të punës dhe jo për shkak të veprimtarisë kriminale. Duke qenë se ne e njohim dhe e pranojmë këtë realitet, kur individët nuk kanë asnjë rekord kriminal, por mund të kenë punuar në të zezë nuk kanë nevojë që paratë t’i mbajnë të fshehura dhe mos ti vënë në qarkullimin në vendin e tyre. Ka shumë prej tyre, që e kanë kërkuar këtë politikë për të sjellë kursimet e tyre në vend dhe ti deklarojnë në bankë. Është një masë lehtësuese. Nuk synon që t’i vërë emigrantët në një raport të vështirë me të ardhurat e tyre, por të sigurojë që të ardhurat e tyre përmes punës, që mund të ketë qenë edhe në të zezë, mund të vijnë dhe të investohen në Shqipëri”-u shpreh Spiropali.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?