English

Del nga gara kandidati presidencial në SHBA, Bernie Sanders

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Del nga gara presidenciale e 2020 kandidati Bernie Sanders, duke i hapur rrugë kandidatit tjetër demokrat Joe Biden. 

- Advertisement -

Senatori i pavarur nga Vermonti ishte në garë për t’u përballur kundër Presidentit Donald Trump në zgjedhjet e 4 nëntorit.

Situata e krijuar me COVID-19 kufizoi shumë mundësitë e Sanders për të bërë fushatë.

Lajmi u bë me dije nga vetë senatori Sanders përmes një telefonate drejtuar stafit të tij të fushatës elektorale.

 

Në fillimet e garës, Sanders dukej se kishte siguruar pjesën më të madhe të elektoratit pas votimit të gjerë në favor të tij në  3 shtete në shkurt.

Dalja e Sanders nga gara presidenciale është një goditje e madhe për progresistët amerikanë të cilët kishin fituar terren në çështje si shëndetësia universale, ndryshimet klimatike dhe hendekut në rritje të pabarazisë ekonomike.

Por me gjithë suksesin e lartpërmendur, senatori i pavarur i Vermontit nuk ia doli të zgjerojë elektoratin e tij dhe të arrijë të krijojë një koalicion përmes të cilit të arrinte shumicën e votave.

Ndër të tjera, kritikët kanë ngritur pikëpyetje nëse ideologjitë e tij social-demokrate do arrinin të merrnin pëlqimin e elektoratit amerikan.

Senatori 78-vjeçar e nisi garën e tij presidenciale duke u përpjekur që të rifitonte elektoratin e tij të mëparshëm, në garën kundër Hillary Clinton. Pavarësisht se arriti të fitonte në 22 shtete në vitin 2016, garancia se ai do të ishte pretendenti kryesor në zgjedhjet e 4 nëntorit ishte e ulët, veçanërisht për shkak të moshës së tij, pasi Sanders është dhe kandidati më i madh në moshë që ka garuar për president në Shtetet e Bashkuara.

 

Lexoni gjithashtu:

Kandidatja demokrate tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA

Joe Biden apel qytetarëve të bashkohen kundër Trump

Tërhiqet nga gara presidenciale e demokratëve miliarderi Mike Bloomberg

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?