English

Dëmet e katastrofave t’i paguajmë nga taksat apo nga sigurimet?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas tërmetit të 26 nëntorit qeveria propozoi që të ketë siguracion të detyrueshëm për banesat, në mënyrë që kostot e dëmtimeve në raste të fatkeqësive natyrore të mbulohen nga kompanitë e sigurimit dhe jo nga buxheti i shtetit. Por çfarë mendojnë drejtuesit e kompanive të sigurimit?

- Advertisement -

Nëntë vite më parë, në vitin 2011, Banka Botërore, në bashkëpunim me Korporatën Financiare Ndërkombëtare, krahu financiar i Fondit Monetar Ndërkombëtar, propozuan një projektligj për sigurimin e detyrueshëm nga katastrofat natyrore si tërmetet mbi 5 ballë, përmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore, pa gjetur mirëkuptim në Shqipëri.

Projekti ishte të siguroheshin në mënyrë të detyrueshme nga katastrofat, të gjitha vendet e rajonit, duke patur për ri-sigurues një kompani ri-sigurimi rajonal, të quajtur Europa e Re.

Ekspertët e Bankës Botërore i qëndrojnë mendimit se duhet të jetë industria private e sigurimeve, e cila është e konsoliduar, ka kontaktet dhe lidhjet e natyrshme me shoqëritë e mëdha ri-siguruese, ajo që duhet të shërbejë si zbatuese e skemës së sigurimit të detyrueshëm.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e shpluhuroi ketë projektligj të Bankës Botërore shtate vite me vone, ne vitin 2018, por u tërhoq menjëherë, për shkak se palët e interesit dhe mediat akuzuan se po favorizoheshin kompanitë e sigurimeve.

Tani, në kushtet kur mungon sigurimi i detyruar, jemi në gjendjen ku vetëm një e pesëdhjeta e dëmeve të mundshme nga tërmeti i 26 nëntorit po paguhet nga kompanitë e sigurimeve, ose vetëm 20 milionë euro.

Po të ishte ai, ndoshta mbi 60 përlind e kostos se tërmetit do të mund të përballohej nga shoqëritë e ri-sigurimit.

Në të vërtetë, pjesa dërrmuese, 980 milione euro, nëse fatura e dëmeve është 1 milion euro, do të përballohet nga Buxheti i Shtetit, ose thënë ndryshe, nga taksat tona.

Qeveria dhe Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare kanë përgatitur një projektligj për sigurimin e detyrueshëm vetëm nga tërmeti, i cili mbahet ende konfidencial.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?